Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një borxhi prej 1500 euro, pagesë për substanca narkotike, ka rrëmbyer viktimën duke e futur në veturë, por viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin.
Viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuanë.
Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e DHTN-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I njëjti përson i rrëmbyer gjatë intervistimit në rolin e viktimës në rastin-rrëmbim ka deklaruar se posedon substanca narkotike të llojit marihuanë.
Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar në dy qese plastike 210.05 gram substancë të dyshuar të llojit marihuanë, si dhe 64-qese plastike të dizajnuara për paketim të substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...