Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shoferë janë gjobitur dhe iu janë hequr patentë shoferët, për shkak të kundërvajtjes në komunikacion.
Rastet kane qenë të ndara, ku njëri ka ndodhur dje në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ndërsa tjetri ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Shtime, shkruan Arbresh.info.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e Policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se të dhënat e personave që i raportojnë kundërvajtjet në komunikacion do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/
Komunikata e plotë e Policisë:
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët.
Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...