Policia në Gjilan ka njoftuar se në raste të ndara ka gjobitur dy shoferë pasi kanë tejkaluar në vijë të plotë.
Për secilin veç e veç, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të jetëve motorike në afat prej tre muaj.
“Njësiti i rajonal i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në dy raste të ndryshme gjatë drejtimit të automjeteve në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimit të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihen duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bien ndeshë me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Për secilin veç e veç, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të jetëve motorike në afat prej tre (3) muaj”, njofton policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...