Policia e Kosovës njofton se ia ka marrë patentë shoferin në personi në Gjilan, pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e limituar të komunikacionit rrugor.
Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h është kapur duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...