Një qytetar në Gjilan i ka dërguar Policisë së Kosovës me e-mail një foto në të cilën shihet se një vozitës duke vozit automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë duke rrezikuar pjesmarrësit e tjerë në trafik.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitësi duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut”, thuhet në njoftimin për media nga PK.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka identifikuar kundervajtësin dhe i ka shqiptuar gjobë prej 150 euro, dy pikë negative i është konfiskuar patent shoferi dhe ndalim i vozitjes për tre muaj.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro-ve, dy (2) pikë negative, konfiskuar patentë shoferin dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet tutje në komunikatë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...