Policia e Kosovës ka njoftuar se i është konfiskuar patentë shoferi një 25-vjeçari në Ferizaj, pasi ka tejkaluar shpejtësinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se 25-vjeçarit i është shqiptuar edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, prej 500 eurosh.
“Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...