Google ADS

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, kundërvajtësi gjobitet me 150 euro dhe ndalim të vozitjes në afat prej tre muaj

15:04 | 17 Tetor 2023
E.K

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se ka gjobitur një shofer pasi në nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë dhe ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, tri pikë negative dhe ndalim të vozitjes në afat prej tre muaj, përcjell Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme