Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka ndaluar sot një shofer i cili në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj i cili në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h.
Në njoftim thuhet se J.R 39-vjeçar po voziste veturë që i kishte skaduar regjistrimi që nga data 23.09.2023, përcjell Arbresh.info.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...