Një shofer është gjobitur nga Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, pasi që ka bërë tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 94 km/h.
Ndaj N.A 24-vjeçar, është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, transmeton Arbresh.info.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...