Zyrtar Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në fshatin Raminishtë kanë gjobitur shoferin për tejkalim në vijë të plotë.
Sipas Policisë, ndaj këtij ngasësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj, shkruan Arbresh.info.
“Zyrtar Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në fshatin Raminishtë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.Ndaj këtij ngasësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë