Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur shoferen nga fshati Belincë të Shtimes, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, ndaj 31 vjeçares është marrë masa prej 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, të cilën ajo e pranoi në tërësi.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar një informatë për një kundërvajtje në komunikacion, që ka ndodhur me datën 21.10.2023 në fshatin Belincë të Shtimes . Policia ka arritur të identifikojë shoferen A.SH (F/K) e moshës 31 vjeçare, e cila me veturë ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, të cilën ajo e pranoi në tërësi”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...