Policia e Kosovës e ka gjobitur një person në Gjilan me 150 euro, dy pikë negative dhe ia ka konfiskuar patentë-shoferin për tre muaj për shkak se e njëjta dyshohet se me automjetin e saj ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Sipas policisë, ky veprim ka bërë që të rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...