Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe “Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, gjatë një pike kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh rruga për Kamenicë është ndaluar një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë 50 km/h ka vozitur me shpejtësinë 103 km/h.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës thuhet se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, dhe tri pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë