Google ADS

Tejkalim i shpejtësisë në Gjilan, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

09:10 | 6 Prill 2023
K.B

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor’’, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet,  gjatë një pike kontrolli të automjeteve në fshatin Llabjan në qytetin e Gjilanit është ndaluar një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ishte duke vozitur 140 km/h/

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës thuhet se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme