Google ADS

Teatri Kombëtar vërshohet nga ujërat e zeza

21:35 | 3 Prill 2018
Arbresh.info
Ujërat e zeza kanë vërshojnë Teatrin Kombëtar.
E kjo gjendje në bodrumin e këtij objekt po vazhdon për të gjashtën ditë me radhë, njofton Klan Kosova.

Grumbullimi i kanalizimit, përveç që po kundërmon, ka shqetësuar punëtorët për shkak të rrezikut që po u kanoset.

Në teatër thonë se rastin e lajmëruan në të gjitha instancat. Punëtorët e ujësjellësit rajonal Prishtina ka tre ditë që po merren me këtë problem, për të cilin dyshojnë se faji është në kanalin në shesh. Mirëpo, problemi nuk u sanua.

Klan Kosova ka kontaktuar drejtorinë e shërbimeve publike në komunën e Prishtinës dhe nga aty i thanë televizionit se po merren me këtë problem prej të shtunës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme