Ashtu siç ishte paralajmëruar, prej sot Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithshme. Prej së hënës aty nuk do të mbahet asnjë shfaqje teatrale. Po ashtu, as Festivali “Moisiu” nuk do të mbahet.
I gjithë stafi artistik e tekniko-artistik i këtij institucioni është tashmë në grevë të përgjithshme.
Artistët kosovarë nëpërmjet një konference njoftuan se do të hyjnë në grevë për shkak të mos ngritjes së pagave.
“Kryesia me miratimin e anëtarësisë merr vendim: Për ngritjen e punëtorëve në grevë për ndërprerjen e punës në vendin e punës. Arsyetim: SHSATKK ka shqyrtuar në mënyrë të kujdesshme dhe shterruese të gjitha rrethanat aktuale, të gjitha zhvillimet e deritanishme ndërmjet nesh me MKRS, dhe në përgjigje kolektive të shprehura nga anëtarët tanë ne kemi marr vendim për ngritjen e punëtorëve në grevë me ndërprerje të punës në vendin e punës”, ka thënë kryetarja e Sindikatës, Sheqerie Buqaj.
“Të gjitha ato propozimet tona konform rregullores dhe hierarkisë me të cilën kemi pas prej 2018 i kemi bërë në ligjin e pagave me idenë që dikush do ti merr parasysh ato. Kur është miratuar ligji i pagave e kemi parë që i vetmi Institucion që ka pësuar degradim ka qenë Teatri Kombëtar i Kosovës”, ka thënë aktori, Adrian Morina.
E para pak ditësh, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se e kanë mbështetur sektorin e kulturës dhe teatrit .
“Prandaj, jo vetëm që nuk ka asnjë kërkesë për të cilën kemi thënë jo, në të njëjtën kohë besoj se si qeveri e kemi dëshmuar seriozitetin në raport me zhvillimin kulturor dhe në mbështetjen tonë për artin dhe për artistin. Unë i ftoj edhe njëherë që të reflektojnë pozitivisht dhe të mos ua mohojnë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të parë shfaqje të mira në teatër”, ka thënë Çeku.
Kërkesën për rritje të pagave e bazojnë në përgatitjen profesionale të trupës, shkallën e përgjegjësisë, specifikat e vendit të punës, volumin e madh të punës, punën pa orar e cila arrin edhe deri në 16 orë punë në ditë. Kjo grevë ishte paralajmëruar nga shtatori i këtij viti./rtk
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...