Mëngjesin e ditës së sotme ndërroi jetë aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci. Vdekja e tij la bosh një pjesë të artit kosovar.
Sikur t’u e ndjerë më 26 mars të po këtij viti, pas vdekjes së aktores Leze Qena, Mikullovci, shkruajti një letër ku paraqiste dhimbjen e tij për ikjen e koleges, me të cilën kishin ndarë shumë herë skenën e setet e xhirimit.
Mikullovci, në atë letër përshëndetëse me Qenën, po ashtu paralajmëroi ikjen e tij, shkruan Arbresh.info.
Po e sjellim letrën e plotë e pa ndërhyrje, sot, në kujtim të aktorit të madh Adem Mikullovci:
ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?