Debati për projektligjin e Teatrit të ri Kombëtar është përshkallëzuar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të saj që kërkojnë praninë e kryeministrit Rama në seancë.
Basha, në fjalën e tij të shkurtër, kërkoi llogaridhënie nga kryeministri i munguar në Kuvend dhe i bëri thirrje kryeparlamentarit të fuste në procedurat e duhura seancën, pasi ajo çfarë tha ministrja Kumbaro në lidhje me projektligjin e shumëdiskutueshëm nuk mjaftonte, kur ka përballë një listë të gjatë me pyetje nga opozita.
Taulant Balla e kundërshtoi në këtë pikë dhe madje i kërkoi Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare që të merrnin masa ndaj kryeopozitarit, për fjalë fyese në seancë plenare.
“Mbroni krimin dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës? Mendoni se kështu do ta shtyni e do të mbuloni vjedhjen e shekullit me propagandë? Do të na mbyllni gojën me një palo Kod Etike? Kodi i Etikës është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos emëro ministra të lidhur me drogën e krimin për të luftuar krimin. Kjo seancë ka vetëm një mënyrë për të vazhduar: përgjigjuni pyetjeve të hartuara nga kolegët e LSI-së”, deklaroi Basha./tch
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...
Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra t...
Ministri Murati: Për herë të parë, të hyrat buxhetore kanë t...
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...