“Të zhdukur me forcë”, Hoxha: Kurti duhet të kërkojë falje

11:29 | 4 Maj 2023
Diellza Gashi

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje për miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në Bruksel.

Hoxha ka thënë se kryeministri Kurti ka shpikur termin “të zhdukur me forcë” që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë.

“Dhimbja është përmbytur, barazuar dhe barazvlerësuar. Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’ që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë”, është shprehur Hoxha në kuvend.

Dhe sipas saj për këtë deklaratë të miratuar para dy ditëve, kryeministri Kurti duhet të kërkoj falje sepse sipas saj, ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve.

“Serbia nuk e ka asnjë obligim sipas këtij termi për reparacionin dhe çështje të tjera për personat e zhdukur. Kurti duhet të kërkojë falje, sepse ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje”./Arbresh.info/

Të ngjashme