Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe drejtorin e qendrës së ofrimit të shërbimeve në këtë shoqatë, Daut Tishuku.
Në konferencën e përbashkët u bë e ditur se edhe në zgjedhjet e 11 qershorit, KQZ do t’u mundësojë të votojnë edhe të gjithë atyre qytetarëve me të drejtë vote e që janë të verbër dhe me të pamur të dobësuar.
Votimi në mënyrë të pavarur dhe në konfidencialitet të plotë, edhe për këtë kategori, mundësohet përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.
Daka prezantoi para mediave formën e shabllonit në shkrimin Brail, i cili do të dërgohet në çdo Qendër Votimi, në 889 sosh në të gjithë Republikën e Kosovës.
Me këtë rat u bë e ditur se shabllonët në shkrimin Brail janë të shtypur në atë mënyrë që fletëvotimi të vendoset në të dhe pasi të përfundojë votimin, ta nxjerrë atë nga shablloni, ta palos dhe ta hedhë në kutinë e votimit.
“Shabllonët në shkrimin Brail janë të shtypur në atë mënyrë që fletëvotimi të vendoset në të dhe pasi të përfundojë votimin, ta nxjerrë fletëvotimin nga shablloni, ta palos dhe ta hedhë në kutinë e votimit”.
“Gjithashtu, në çdo Qendër Votimi do të jetë edhe Lista e Kandidatëve të Subjekteve Politike në shkrimin e Brailit, ku qytetarët me të drejtë vote të kësaj kategorie të mund të informohen për kandidatët dhe subjektet politike që janë në garë”, njofton KQZ.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...