Personat më të varfër dhe më të ndjeshëm si fëmijët, apo ato të moshës së tretë në Europë janë më të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe asaj akustike, ngre alarmin Agjencia europiane e Mjedisit në një raport të publikuar sot.
‘’Në mënyrë të përgjithshme, sa i më i varfër të jesh në Europë, aq më i lartë është rreziku për të jetuar në një zonë me një cilësi të keqe të ajrit’’, sqaron drejtoi i AEE Hans Bruyninckx gjatë prezantimit për median të raportit në Bruksel.
Agjencia e BE-së me seli në Kopenhagë publikoi për herë të parë në 25 vite aktivitet një analizë sqaruese të marrëdhënies mes pabarazive social-ekonomike dhe pabarazisë mjedisore, ku ajo nxjerr si konkluzion nevojën e politikave të koordinuara, përcjell Atsh.
Shëndeti i shtetasve europianë më të ndjeshëm cënohet në mënyrë të pabarabartë nga rreziqet që lidhen me ndotjen e ajrit dhe ndotjen akustike, apo më tej si temperaturat ekstreme (i ftohti apo i nxehti), paralajmëron AEE-ja.
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...