Në vendet e ndryshme turistike nëpër bjeshkë të Kosovës, qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë vila të shumta për të qëndruar në to gjatë vizitave.
Ndodh shpeshherë që gjatë qëndrimit në to, vizitorët edhe të bëjnë dëme të vogla, duke thyer ndonjë gjë në ato vila.
Mirëpo, ajo çfarë ka ndodhur ditë më parë në një vilë në Bogë, është e tmerrshme.
Pronari i njërës vilë në këtë anë, Feim Kollçaku i cili është edhe instruktor i skijimit ka publikuar një video ku shihet se në çfarë gjendje e kanë lënë disa vizitorë vilën të cilën ai ua kishte lëshuar me qira për një natë.
Në mbishkrimin e pamjeve të publikuara nga ai shkruan “Mbas vetem nje nate ..se qka mund te bejn nje shoqeri prej 4 personave”.
Në këto pamje vërehet gjendja e tmerrshme në të cilën është prona e tij. Aty shihet se gjithçka është thyer qëllimisht dhe është në atë gjendje sikur të kishte hyrë dikush me forcë për të vjedhur.
Pronari i kësaj vile është i shokuar nga kjo që ka parë, duke i lutur të gjithë ta shpërndajnë videon, për t’u vetëdijesuar të gjithë./Indeksonline/
https://www.facebook.com/feim.kollqaku/videos/1644749262258675/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...