Këtë të shtunë në Lozanë të Zvicrës, do të bëhet inaugurimi i shtatores së Shën Terezës, simbolit të humanizmit, paqes dhe dashurisë për mbarë njerëzimin.
Shtatorja do të vendosët në qytetin e Lozanës, Rte de Pavement 97, Eglise St Amedée.
“Kjo iniciativë po bëhet realitet falë punës së e aktivistëve të komunitetit shqiptar të Lozanës, por edhe më përkrahjen e autoriteteve lokale të qytetit dhe komunitetit fetar : Këshilli iniciues: Gjergj Prenkoçaj, Prof. Ibrahim Syla, Prof. Sabri Alidema, veprimtari – Cen Kabashi, veprimtarja – Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel, Mme Suzanne Duc Keshilli iniciuese: Gjergj Prenkoçaj, Prof. Ibrahim Syla, Prof. Sabri Alidema, veprimtari – Cen Kabashi, veprimtarja, Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel, Mme Suzanne Duc, Gjergj Prenkoçaj, Ibrahim Syla, Sabri Alidema”.
Sipas Gjergj Prenkoçaj, nga këshilli nismëtar, manifestimi për zbulimin dhe inaugurimin e shtatores së Shën Terezës do të mbahet ditën e shtunë me fillim në ora 16 e 30 minuta.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të shënuar jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu në Lozanë, por edhe për gjithë shqiptarët në Zvicër dhe më gjerë, me një program të pasur në të cilin do të shpalosët historiku i jetës dhe veprimtarisë së Shën Terezës, por edhe pjesa kulturo-artistike, që do ta karakterizojë këtë manifestim”, thuhet në kumtesë.
Sipas Prenkoçaj, pjesëmarrjen në përurimin e shtatores së Shën Terezës, e kanë konfirmuar zyrtarë nga autoritetet lokale dhe qendrore të Zvicrës, ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Bern, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe personalitet të tjera të sferave të ndryshme, dhe po ashtu pritet pjesëmarrje e bashkatdhetarëve tanë jo vetëm nga Lozana, por edhe nga Kantonet dhe qytetet e tjera të Zvicrës dhe më gjerë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...