Të shtunën mund të dhuroni ushqim e veshje për nevojtarët

19:26 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

E shtuna e 10 shkurtit do të jetë ditë e solidaritetit. Një grup i qytetarëve që e potencojnë se janë apartiakë kanë organizuar një aksion të ndihmës për familjet në nevojë.

Kësisoj, ftohet të gjithë qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë me artikuj bazikë ushqimorë dhe me veshmbathje t’i bashkohen këtij aksioni. Grumbullimi i të mirave të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00.

Organizatorët bëjnë me dije se nga aksioni i ngjashëm i vitit të kaluar, janë ndihmuar rreth 250 familje.

“Shpresojmë që edhe sivjet do të arrijmë një rezultat të ngjashëm”, thuhet në njoftimin për media nga ky grup organizatorësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme