Të shtënat në dasma, dhjetë raste, nëntë të plagosur

10:55 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës si duket se kanë kuptuar ende moton “Festo me zemër, jo me armë”. Kjo moto ka disa vjet që është lansuar nga Policia e Kosovës në çdo verë, stinë kjo kur bëhen dasmat.

Por të shtënat nëpër festa dhe ahengje veç sa shtohen çdo vit, madje ndonjëherë duke marrë edhe jetë njerëzish.

Këtë vit fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet nga të shtënat nëpër dasma ndonëse në një fshat të Suharekës është shënuar një rast i tillë.

Nga plumbat e armëve që u shkrepën nga gëzimi, pësuan me lëndime të lehta tri gra të shtëpisë.

Në  Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm  dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri,  dhe numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve është gjithsej nëntë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në muajt qershor dhe korrik të këtij viti janë raportuar 10 raste e që nënkupton në rënie të rasteve të gjuajtjeve me armë zjarri në dasma dhe ahengje.

Nga këto dhjetë raste të regjistruara  janë lënduar nëntë  persona, ndërsa  në këto operacione janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 58 municione dhe 17 armë të llojeve të ndryshme.

Dukuria e gjuajtjeve me armë zjarri nëpër ahengje familjare është prezente pothuajse në të gjithë rajonet e Kosovës, mirëpo sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha , në rajonin e Prishtinës janë raportuar rastet më të shpeshta për shtënie me armë.

Arsyen e gjuajtjes me armë në momente gëzimi e shpjegon sociologu Ferdi Kamberi.

Ai në një përgjigje elektronike për KosovaPress tha se afektin dhe traditën i sheh si faktorë të cilët i shtyjnë njerëzit që të gjuajnë me armë gjatë ahengjeve të ndryshme familjare. Sipas tij si pasojë e këtyre tradive një gëzim familjar lehtë mund të shndërrohet në një tragjedi familjare.

Ndryshe Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të përdorimit të armëve të zjarrit ka apeluar tek të  gjithë qytetarët e Kosovës që qytetarët që t’iu  iu shmangen  përdorimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit për arsye se armët paraqesin rrezik potencial.

Policia po ashtu njfton se të gjithë ata të cilët në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndermirën  të gjitha masat e nevojshme ligjore për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve tek organet kompetente të drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme