Google ADS

Të shtënat në Bangkok, Kurti: Kosova qëndron përkrah Tajlandës në këtë kohë të vështirë

15:03 | 3 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për njerëzit e Tajlandës pas të shtënave të sotme në Bangkok.

Me anë të një postimi në “X”, Kurti u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë, shkruan Arbresh.info.

“Ngushëllime të sinqerta për njerëzit Tajlandës pas të shtënave të tmerrshme të sotme në Bangkok. Mendimet tona janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë.”, shkroi Kurti.

Tutje ai tha se Kosova qëndron përkrah Mbretërisë së Tajlandës në këtë kohë të vështirë.

Ndryshe, tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të Bangkokut.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i moshës 14 vjeçare./Arbresh.info

Lexo edhe:

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Bangkok, arrestohet i dyshuari 14-vjeçar

 

Të ngjashme