Policia e Kosovës në këtë kohë kur numri i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare është më i madh se në çdo periudhë tjetër të vitit, ka shtuar aktivitetet për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit si mjet për të festuar.
Policia në njoftimin e bërë për media thotë se deri tani kanë konfiskuar 50 armë nëpër ahengje familjare.
Policia shton tutje se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.
Më poshtë njoftimi i Policisë:
Në vendin tonë ende ka raste, kur në dasma e ahengje, shtihet me armë zjarri për të shprehur ‘gëzim’! Policia e Kosovës, me qëllim të: mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla, ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke biseduar me qytetarë e forume të sigurisë, duke shtuar patrullimet me qëllim parandalimi të të shtënave me armë në dasma dhe në rastet kur veç ka pasur të shtënë është intervenuar duke iniciuar raste kriminale dhe konfiskuar armët e përdorura në raste të tilla.
Duke pasur parasysh se çdo plumb i dalë nga tyta e armës do të bije diku, e duke qenë se ai plumb mund të shkaktojë lëndime e në rastin më të keq edhe humbje jete, patrullat policore pa hezitim, nga 28 qershor 2021, e deri më 04 gusht 2021, në dasma e ahengje kanë konfiskuar 50 (pesëdhjetë) revole, 23 prej tyre me gaz, 10 (dhjetë) armë të gjata dhe kanë arrestuar 39 (tridhjetë e nëntë) persona të përfshirë ne këto raste.
Fatbardhësisht nga këto të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia e Kosovës edhe një herë kërkon, apelon tek të gjithë qytetarët që në gëzimet/festimet e tyre të mos përdorin armë, në mënyrë që gëzimi të mos kthehet në antonim të asaj fjale”. /arbresh.info/
Osmani ndan fotografi nga diskutimet me liderë në samitin e ...
Bisedë e gjatë mes tyre, çka po i mundon Rovenën dhe Mevlani...
Çfarë ushqimesh duhet të hani kur keni sheqer të ulët në gja...
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...