Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste.
Në njoftimin nga kjo ministri thuhet se janë konfiskuar 71 armë dhe 824 municione.
Ndërsa janë arrestuar 70 persona.
“Gjatë muajit Gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, njofton MPB-ja.
Tutje thuhet se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.
“Raportoni për festime të lumtura e të sigurta”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...