Të shtëna në Sfeçël të Podujevës, dikush gjuan me armë në drejtim të një shtëpie

14:01 | 9 Nëntor 2023
Arbresh

Në fshatin Sfeçël të Podujevës janë dëgjuar të shtëna me armë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme