Të shtëna në drejtim të një shtëpie në Deçan

09:55 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se një banorë i fshatit Shaptej të komunës së Deçanit ka njoftuar policinë se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 vrima në çatinë e shtëpisë së ankuesit, ndërsa diku rreth 100 metra nga shtëpia janë gjetur dhe konfiskuar 17 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme