Brenda dy ditëve të vikendit në katër raste të ndara, njësitë policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, kanë konfiskuar katër armë, si dhe kanë arrestuar katër persona.
Mbi bazën e informacioneve të pranuara për të shtëna në ahengje, njësitë policore kanë reaguar në katër raste të ndara, dy në zonën e Mitrovicës dhe dy të tjera në zonën e Skenderajt. Sipas Policisë, në të gjitha rastet policia fillimisht ka identifikuar lokacionet nga ku dyshohej për të shtëna, me ç’ rast në të katër intervenimet janë gjetur dhe konfiskuar katër armë, tri pistoleta dhe një armë tytëgjatë.
“Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ’shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...