Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së djeshme në fshatin Pantinë të Vushtrrisë ka sekuestruar një armë në një aheng familjar.
Policia bën të ditur se është intervistuar një 52 vjeçar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Në një aheng familjar sekuestrohet një armë
Vushtrri, 12 korrik 2021
Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë -Vushtrri.
Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe ’’armëmbajtje pa leje’’.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...