Një plagosje ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Prishtinë në rrugën “Azem Bejta”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima tani është dërguar për tretman mjekësor, por që motivet e plagosjes ende nuk dihen.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor” tha Ahmeti për arbresh.info
Gjithashtu ajo tha se hetuesit policor janë duke punuar për identifimin e të dyshuarve.
“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...