Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në tjetrën gjatë mesnate në Prishtinë

10:51 | 4 Qershor 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një vrasje në tentativë gjatë mesnatës në Prishtinë.

Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin  e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Prishtinë / 03.06.2024 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve  janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin  e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme