Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mesditë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Lidhur me rastin shtatë persona janë shoqëruar në polici ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”, tha Zahiti
“Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...