Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në Vushtrri pasi paraprakisht kishte pranuar informata për të shtëna me armë zjarri.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës.
“Me datën 19.07.2022 rreth orës 17:20, në Stacionin Policor Vushtrri është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ‘Jeton Terstena’ -Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurt EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri (3) gëzhoja”, thuhet në komunikatë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.K., 57-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. /arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...