Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, plagoset një person

22:23 | 17 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Një person është plagosur si pasojë e lëndimet nga një plumb.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

Ai bën të ditur se personi i lënduar është i moshës 33 vjeçe, dhe se ka pranuar tretman mjekësor në QKMF – Skenderaj, dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore  raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga  hetimet  e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rasti është iniciuar dhe po hetohet  ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti./arbresh.info/

Të ngjashme