Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot në Shtime, ndërsa policia ka arrestuar edhe një të dyshuar të përfshirë në incident.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe se policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e zjarrit që dyshohet se është përdorë, por nuk ka dhënë detaje rreth motiveve të mundshme të këtij rasti.
“Sot rreth orës 16:40 në një lokal afarist në Shtime, policia ka marrë informata për gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët ka kuptuar se një person është dërguar nga qytetarët në ambulancën në Shtime dhe pas ndihmës së parë është dërguar në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekëve kujdestar i njëjti ka plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, më të cilën dyshohet se është kryer vepra”, ka thënë Gashi.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se te personi i dyshuar është vërejtur se ka një lëndim në dorë dhe se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në ambulancën në Shtime.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e specializuara, të cilat janë duke marrë informata për ndriçimin e rastit”, ka thënë Gashi./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...