Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, mbrëmjen e 11 shtatorit pas mesnate në rrugën “Pal Paluca”, në Prizren.
Natën kur ka ndodhur ngjarja janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa të nesërmen dhe 8 gëzhoja tjera.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Policia ka arritur të identifikojë tre persona të dyshuar dhe në konsultim me Prokurorin janë realizuar dhe dy bastisje të shtëpive të tyre.
“Pas një pune operativo-hetimore nga ana e hetuesve është arritur te identifikohen tre persona të dyshuar dhe në konsultim me Prokurorin janë realizuar dhe 2 (dy) bastisje të shtëpive të dyshuarve. Në shtëpinë e te dyshuarit J.P. është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, me karikatorë dhe dy (2) fishek. Gjithashtu është siguruar dhe prezenca e personit të dyshuarit B.B. ne konsultim me Prokurorin njëjti është intervistuar ne cilësinë e të dyshuarit për veprën “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, tha Bytyqi.
Në prezencë të avokateve mbrojtës janë intervistuar J. P. 25 vjeç dhe B. B. 25 vjeç të cilët me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 ore./Arbresh.info
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...