Në orët e para të mëngjesit, një person ka mbetur i plagosur si pasoj e të shtënave më armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, ajo ka treguar se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë