Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, policia në kërkim të autorit

09:04 | 20 Gusht 2024
E.H

Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë dhe sipas dëshmitarit, është larguar në drejtim të panjohur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 19.08.2024-23:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dëshmitarin kosovar i cili ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme