Sonte rreth orës 21:25 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se të shtënat kanë ndodhur në një lokal në Fushë Kosovë.
Sipas tij, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton arbresh.info.
“Me datë 28.09.2020 në ora 21:25 min, njësia patrulluese ka pranuar informaten se në një lokal ne F. Kosovë ka të shtëna me armë zjarri. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa njësiti i forenzkës se PK-së është informuar. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person te lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin