Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, Policia konfiskon një revole

10:34 | 12 Korrik 2022
E.H

Dje, në qytetin e Ferizajt, gjate një ahengu familjar dyshohet se një familjar ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Agim Bajrami, Ferizaj 11.07.2022-21:09.Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Njësitë në vendngjarje kanë gjet dhe konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme