Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Lidhur me rastin një person i moshës së mitur është arrestuar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Atë që mund t’ju konfirmoi aktualisht është se sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, tha Elezaj./Arbresh.info
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday