Dy persona janë arrestuar të shtunën rreth orës 23;30 pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik.
Tek të dyshuarit, R.V., 23-vjeçar dhe E.V., 18-vjeçar, janë gjetur dy armë zjarri me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër, përcjell Arbresh.info.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?