Një zyrtarë policor është sulmuar fizikisht nga dy persona në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri ndërsa viktima, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Gjashtë arrestimit të katër të dyshuarve, polica ka hasur në rezistencë dhe kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje
“Rr. Ganimete Tërbeshi, Gjakovë 10.08.2024, 23:15. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët dyshohet që e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, ku gjatë arrestimit të dyshuarit kanë shfaqur rezistencë dhe kanë pësuar lëndime edhe tre zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarëve iu është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuari meshkuj kosovar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...