Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, dy të plagosur

20:58 | 10 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë.
Rasti ka ndodhur rreth orë 19:30. Siç ka njoftuar zëdhënsi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj në vendin e ngjarje kanë dalë edhe ekipet mjekësore

“Ne orën 19:30 ne rrugen “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar AutoAmbulanca.
Pas te shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë ai për arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme