Pronari i një marketi në Ferizaj ka raportuar në polici se një person i maskuar ka tentuar ta thyej marketin e tij.
Dyshohet se pronari ka shtënë në ajër me armë zjarri për ta frikësuar personin e maskuar, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, është sekuestruar pistoleta me tetë fishek dhe tri gëzhoja ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Ferizaj 18.05.2024 – 03:17. Ankuesi mashkull kosovar pronar i marketit, i cili ka deklaruar se një person i maskuar ka tentuar t’ia thyej lokalin-marketit, ndërsa dyshohet se pronari ka shtënë me armë zjarri (në ajër) për ta frikësuar personin e maskuar. Njësitet policore te ankuesi, tani si i dyshuar në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar pistoletën me 8 fishekë (me leje) dhe tri gëzhoja. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...