Të shtëna me armë zjarri në dy lokacione në Prishtinë, Policia jep detaje

23:34 | 4 Mars 2024
E.H

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk raportohet për të lënduar teksa shtoi se policia është në kërkim të personave të dyshuar.

“Sonte rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar”, shtoi Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme