Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi raportohet të ketë pasur të shtëna me armë zjarri, në drejtim të tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës, dje rreth orës 04:27.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, teksa gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Sllatine, Fushë Kosovë 22.10.2022 – 04:27. Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...